Foto: Facebook/ Abdulla Krashnica/Abdulla Krashnica

Artistja Lindita Beqiri ekspozon në Preshevë

Lindita Beqiri do të hapë nesër, e mërkurë, më 10 mars, në ora 18:00, në Preshevë, ekspozitën e saj personale.

Ekspozita do hapet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë .

“Ju informojmë gjithashtu se do të bëhet hapja e Qendrës Kulturore në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës , hapësirë e cila i ka munguar këtij institucioni, ku do të keni mundësinë ta shfrytëzoni si: Galeri të arteve, sallë të konferencave të ndryshme, trajnime të shumta”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Kulturës  “Abdulla Krashnica”  në Preshevë.