Pamje nga konferenca për ekspozitën ‘Çmimi Muslim Mulliqi”. Foto: KALLXO.com.

Artisti gjerman po mbante konferencë në Prishtinë, habitet kur ndalet rryma

Galeria Kombëtare e Kosovës organizoi sot një konferencë për media lidhur me Ekspozitën Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi”, ku pak para fillimit të saj, në atë hapësirë u ndal rryma.

Kjo e ka befasuar artistin gjerman Raimund Stecker, njeri prej kuratorëve të kësaj ekspozite.

Megjithatë, hapësira e konferencës u transferua në hollin e Galerisë, ku kishte më shumë dritë.

Edicioni i 14-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” do të kurohet nga Christian Mosar nga Luksemburg dhe Raimund Stecker nga Dusseldorfi -Gjermani.

Zëvendësuesi i drejtori të  GKK-së Naim Spahiu dhe kuratori gjerman Stecker dhanë hollësi lidhur me edicionin e 14-të Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi”.

Drejtori i GKK-së së se kjo tha se kjo ekspozitë do të mbahet në fillim të dhjetorit.

“Po bëjmë gjithçka që edicioni i sivjetmë i kësaj ekspozite të sjellë prurje të reja dhe vlerat e trashëguara prej vitesh të vazhdojnë të sjellin edhe prurje të reja” – tha Spahiu.

Ndërsa, kuratori Stuker duke folur rreth koncepti kuratoial ekspozitës “Çmimi Muslim Mulliqi”, tha se arti ndikon në marrëdhëniet shoqërore.

“Ne gjithë ditën shohim piktura në telefon por askush nuk është duke shikuar piktura origjinale. Për këtë ne duhet të jemi krenar për ‘Manifestën’. Ne jemi duke folur për artin dhe ne jemi duke folur për gjuhën. Ne duhet të luftojmë për të respektuar artin, të gjejmë respektin në shoqëri” – tha ndër të tjerash Stecker.

Edicioni i 14-të  i kësaj ekspozite është dashur të mbahet në 2020, por për shkak të COVID-19 është shtyrë deri këtë vit.

Pamje nga konferenca për ekspozitën ‘Çmimi Muslim Mulliqi”| Foto: KALLXO.com.

Kuratori Raimund Stecker | Foto: KALLXO.com.