Artisti Banksy mbështet protestat antiraciste përmes artit

Artisti dhe kritiku i njohur me famë botërore Banksy po e mbështet lëvizjen “Black Lives Matter”,  duke dhënë mesazhe përmes artit: “Njerëzit me ngjyrë  po dështojnë nga sistemi”, shkruan CNN.

Protestat e “Black Lives Matter’  janë përhapur në të gjithë globin në dy javët e fundit pas vdekjes së George Floyd. Puna e fundit e Banksy, e publikuar në Instagram, përshkruan vdekjen e afrikano-amerikanit Floyd që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Vepra përbëhet nga një figurë e zezë e përshtatur me një qiri dhe lule që e rrethojnë. Një flamur amerikan që varet lart, e nën të një qiri që e ndez flamurin.

Së bashku me veprën e artit, Banksy i bëri të qarta mendimet e tij mbi racizmin sistemik.

“Në fillim mendova se thjesht duhet ta mbyllja dhe të dëgjoja njerëzit me ngjyrë  në lidhje me këtë çështje. Por pse ta bëja këtë? Nuk është problemi i tyre. Është imi.”, shkroi Banksy në postimin e tij në Instagram, i cili ka fituar mbi 2 milion pëlqime.

“Njerëzit me ngjyrë po dështojnë nga sistemi. Sistemi i bardhë. Si një tub i prishur që përmbyt banesën e njerëzve që jetojnë në katin e poshtëm. Sistemi i gabuar po e bën jetën e tyre një mjerim, por nuk është detyra e tyre ta rregullojnë atë”, shkruan ai.

“Ky është një problem i bardhë. Dhe nëse njerëzit e bardhë nuk e rregullojnë atë, dikush do të duhet të ngrihet lart dhe të shkelmojë derën,” shtoi artisti.

Protesta ‘Black Lives Matter’ bllokoj rrugët e Bristolit të  Anglis, njëherazi edhe vendlindja e Banksyt. Policia lokale vlerësoi se rreth 10 mijë  protestues morën pjesë.

Gjatë protestës së djeshme demonstruesit rrëzuan një statujë të tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të, Edward Colston.