Artistët botëror në “Prishtina Jazz Week”

Së bashku me pranverën në Prishtinë gjatë muajit mars do të vijnë edhe ditët e muzikës Jazz.

Edicioni i tretë i “Prishtina Jazz Week” do të rikthehet për një edicion të tretë në  “Kino ARMATA” nga 2 deri 6 mars.

“Bashkohuni me ne në pesë ditë plot me muzikë, punëtori me muzikantë të nivelit botëror, dhe jam sessions të çmendura deri në orët e hershme të mëngjesit” njofton Kino ARMATA.

Lista e muzikantëve:

02/03/2020: Nikoletta Szöke feat. Kristóf Bacsó Quartet (Hungary)

03/03/2020: Elif Çaglar Quartet (Turkey)

04/03/2020: Marcos Varela (USA)

05/03/2020: Broken Circles ft. Joel Ross (USA)

06/03/2020: Prishtina Big Band (Kosova)

Prishtina Jazz Week 2020 mbështetet nga Ambasada e Hungarisë në Prishtinë dhe Ambasada e Turqisë.

Partnerë të festivalit janë Komuna e Prishtinës, ARMATA, Zanzi Jazz Club, Dit’ e Nat’, Soma, RAVE Travel, Hotel Garden dhe trekuartista.

Shitja e biletave ka filluar nga 15 shkurti.