Arti në "Grand Hotel" - LIVE

Në emisionin e sontëm “Kallxo Përnime” po ndiqni hulumtimin e KALLXO.com që ka filluar qysh më 2017 lidhur me atë se çka ka ndodhur me koleksionin e mbi 300 veprave të artit modern që kanë qenë në hotelin “Grand Hotel” që nga themelimi i tij më 1979.

Fjala është për veprat e artistëve si Agim Çavdërbasha, Muslim Mulliqi, Sokol Shiroka, Gjelosh Gjokaj, Rexhep Ferri, Matej Rodiqi etj.

Sa prej këtyre veprave janë shitur për hekur për shkak të ramit që e kanë pasur e sa janë ruajtur dhe tash kanë arritur, pas 7 viteve që janë evidentuar, të ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve?

Rreth 50 vepra të artit pamor nga 27 artistë nga koleksioni i hotelit “Grand Hotel” në Prishtinë janë ekspozuar të mërkurën e kaluar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në kuadër të ekspozitës “Grandart 1970-2000”.

Lidhur me këtë, në pjesën e dytë të emisionit do të flasë Naim Spahiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të GKK-së.