Foto: Facebook/ Artan Murati

Artan Murati emërohet këshilltar i Vjosa Osmanit

Artan Murati është emëruar këshilltar i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka bërë të ditur vetë Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Murati është shprehur i bindur që me përvojën e tij shumëvjeçare është i gatshëm të japë kontributin e tij për institucionin e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Artan Muratit:

Ju njoftoj qe nga sot i jam bashkuar Kabinetit te Kryetares se Kuvendit te Kosoves, zonjes Vjosa Osmani, si Keshilltar. Pervoja shumevjecare ne Kuvend, bashke me gjeneraten e politikaneve te rinj e te pakorruptuar, me bene te ndermarr kete hap, nder me te rendesishmit deri me tani. Kuvendi i Kosoves duhet te jete funksional dhe efektiv. Do te punoj me tere kapacitetin profesional e moral per t’i sherbyer vendit, per aq sa di dhe kam mundësi.