Artan Murati: Çështja e spastrimit etnik me metoda administrative në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc do të trajtohet tash e tutje

Këshilltari i Vjosa Osmani Sadriut, Artan Murati ka thënë se cështja e ‘pasivizmit të adresave të shqiptarëve të Medvegjës, Preshës dhe Bujanovcit’ do të trajtohet tash e tutje.

Murati këto deklarata në twitter i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Ai tha se kjo çështje u përmend gjatë mbledhjes duke iu referuar si ‘spastrim etnik me metoda administrative’ nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

“Pasivizimi i adresave të shqiptareve të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit përmendet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Presidentja Vjosa Osmani ju referua pasivizimit si “spastrim etnik me metoda administrative”. Kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet tutje”, ka shkruar Murati në twitter.