Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“Arsyetohet” deputeti Ardian Kastrati për gjuhën fyese

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, është arsyetuar përmes një publikimi në Facebook, për gjuhën fyese që kishte bërë, duke aluduar në presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Kastrati ka thënë se postimit që ka bërë “ku e citoj Faik Konicën iu paska dhanë drejtim i gabuar!”

Deputeti ka shkruar se nuk ka qenë duke e përcjellë seancën për zgjedhjen e presidentes.

“Sa e qela fcb po e shoh që më paskan gozhdu do analista e portale. Unë as që kam qene tu e pa seancën per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru atë postim. As që më ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as për asnjë të person të gjallë në këtë botë. …siç paskan aluduar disa.  Askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adresë politike e aq më pak seksiste”, ka shkruar mes tjerash ai.

Pas reagimeve që ka ngjallur postimi i tij, Ardian Kastrati e ka fshirë atë.

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 do të mbahet një protestë simbolike me kërkesën për përjashtimin nga stafi i Universitetit të Prishtinës të profesorit, njëherazi deputet i PDK-së, Ardian Kastrati.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Ardian Kastratit në Facebook (të paredaktuar):

Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa.  Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!

Tani  hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale  i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.

A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?

Ja me poshte linku tekstit te Faik Konices:

https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire…/

Naten e mire!