Foto: KALLXO.com

Arsyetimi i Supremes për vendimin që e lë prapa grilave Nagip Krasniqin

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të bërë nga mbrojtja e Nagip Krasniqit, kryeshefit të arrestuar të KEK-ut.

Në këtë kërkesë mbrojtja e Krasniqit ka atakuar vendimin e Apelit dhe atë të Themelores për caktimin e masës së paraburgimit.

Ata kishin kërkuar nga Supremja “… t’i anulojë aktvendimet e atakuara dhe çështjen t’ia kthejë gjykatës së shkallës së parë në rivendosje, apo aktvendimet e atakuara t’i ndryshoj, ashtu që të pandehurit t’i ndryshojë masën e paraburgimit duke ia zëvendësuar me ndonjë masë tjetër më të lehtë nga neni 171 të KPP-së” – thuhet në aktvendimin e nxjerrë nga kjo gjykatë.

Në aktvendimin e Supremes thuhet se ka pasur bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, sepse sipas Supremes me gjetjen në liri të akuzuarit, ekziston rreziku i asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit të provave të veprave penale, duke ndikuar në dëshmitarët të cilët kanë njohuri lidhur me rastin si A. Sh., Y. D., R. B., S. I., E. T., etj.

Të njëjtit nuk janë dëgjuar ende nga ana e Prokurorisë.

Po ashtu theksohet se shumica e dëshmitarëve njihen ngase punojnë në të njëjtin vend të punës. Supremja ka vlerësuar se po të lihej në liri i pandehuri Nagip Krasniqi do të mund të ndikonte tek këta dëshmitarë pasi njihen mes vete dhe se ekziston rreziku i koordinimit të deklaratave të tyre në favor të mbrojtjes.

Kjo gjykatë vlerëson se  nuk ka shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës penale, sepse si gjykata e shkallës së parë e po ashtu edhe ajo e shkallës së dytë kanë bërë vlerësimin dhe arsyetimin e duhur, duke hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes për kundërligjshmëri me rastin e caktimit të masës së paraburgimit nga të pandehurit Nagip Krasniqi.

Nagip Krasniqi – kryeshef i KEK-ut u arrestua javw mw parw nw dyshimin pwr keqpwrdorim tw detyrws zyrtare.

Arrestohet kryeshefi i KEK-ut, dyshohet për tri vepra penale

Pak ditë pas arrestimit ai është supenduar nga detyra e tij si kryeshef i KEK-ut.

Bordi i KEK-ut suspendon kryeshefin e arrestuar Nagip Krasniqin

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin e Nagip Krasniqit mund ti lexoni duke klikuar në LINK