Arsyetimi i Kurtit për anulimin e emrave të propozuar nga qeveria Hoti për bord të ZRrE-së

Qeveria e Kosovës që në mbledhjen e sotëm ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar  për propozimin e tre emrave për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Më 24 dhjetor 2020, ish-kryeministri Hoti kishte propozuar që t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve Vehbi Safiun, Luan Morina dhe Bekim Jakupi për kryesues të bordit të ZRrE-së.

Kryeministri Kurti deklaroi sot se në mesin e kandidatëve të kësaj liste, ka pasur të atillë që nuk kanë përmbushur kriteret.

“Në mesin e kandidatëve ka edhe kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret në bazë të ligjit të Rregullatorit të Energjisë. Lista me emrat nuk përkon në tërësi me listën e ambasadës së Britanisë. Madje nga raporti i përgatitur nga partnerët dhe ai i komisionit vendor, ka dallime të mëdha. Ne e propozojmë marrjen e vendimin për anulimin e këtij vendimi”, tha kryeministri Kurti.