Arsyet pse LDK-ja humbi Podujevën sipas Anton Qunit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, në një intervistë përballë Jeta Xharrës në ‘Kallxo Pernime’ ka folur në lidhje me humbjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, nga LDK-ja.

Ai e ka konsideruar se nuk është tragjike humbja e LDK-së në komunën e Podujevës.

“Kemi nevojë edhe ne pak për pushim, mos e merrni tragjike këtë punë. E kemi bo analizën, i dijmë të gjithë faktorët që kanë ndiku në këtë situatë. Natyrisht për zgjedhje lokale të gjitha ato që determinojnë një humbje apo një fitore, kandidatët e ardhshëm, strukturat në zgjedhjet e ardhshme duhet me i pas parasysh”, ka deklaruar Quni.

Ndërsa në lidhje me kandidimin e tij potencial për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të këtij viti, Quni ka thënë se ende nuk është vendosur, por e ka konsideruar si sfiduese pozitën e kryetarit të një komune si Prizreni.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë ishin mbajtur me 29 nëntor të 2020, pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit, pasi ky i fundit u emërua ministër i Brendshëm në Qeverinë e Albin Kurtit fillimisht, e më pas edhe atë të Avdullah Hotit.

Zgjedhjet në Podujevë i kishte fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, kundrejt kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.