Arsyet e vdekjes së mistershme të katër rusëve në Qerret, do të zbardhen nga mjekësia ligjore

Shkaqet e vdekjes së mistershme të katër turistëve rusë do të zbardhen nga mjekësia ligjore ne Tiranë, një ekspertizë për të cilën janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës ruse që kanë mbërritur menjëherë në këto ambiente.

Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova përkatësisht 58 vjeç dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina dhe partneri u saj Nikita u gjetën të pajetë ne jakuzin e hotelit  ku qëndronin në Qerret.

Katër turistët ruse mbërritën këtu në Qerret të dielën e kaluar përmes një agjencie turistike që solli edhe tetë bashkëkombës të tyre që po vizitonin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin. Deri mbrëmjen e të premtes gjithçka po shkonte mirë.

Nga të dhënat hetimore dhe këqyrja e sistemit “Tims” rezulton se ditën e fundit të jetës  4 turistet vizituan në grup Ohrin. Përmes telefonit ata rezervuan ambientet SPA që kërkuan t’i frekuentojnë në orën 20:00 të së njëjtës ditë.

E pyetur nga grupi i hetimit, dëshmitarja që është një punonjëse e hotelit tregon se rusët zbritën nga dhomat në orën 20:30 dhe u  drejtuar për në Spa. Pak me vonë dëshmitarja kyç i pyeti  nëse kishin nevojë për ndonjë shërbim, por turistët iu përgjigjen ‘jo’.

Policia dyshon që ruset mund të kenë ndërruar jetë nga asfiksia, por është ende herët të flitet me siguri sa kohe nuk ka të dhëna përfundimtare nga mjekësia ligjore. Top Channel