Arsimi në kushte pandemie - LIVE

Sonte në emisionin e radhës në “Jeta në Komunë” do të diskutohet në lidhje me gjendjen në arsim në kohë të pandemisë së COVID-19.

Sa kanë qenë shkollat të përgatitura për mësim në kushte pandemie, si kanë performuar komunat në menaxhimin e pandemisë nga fillimi i vitit shkollor deri më tash, sa mësimdhënës e nxënës janë prekur deri më tani?

Këto janë temat e emisionit të sontëm.

Temë tjetër e diskutimit në emisionin “Jeta në Komunë” është angazhimi i mësimdhënësve shtesë në komuna si dhe mësimi online.

Të ftuar në këtë emision janë: Bardha Qirezi nga organizata Edu task, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj si dhe Ardiana Ismaili nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.