Arsim Bajrami

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: PDK do të fitonte shumë nëse nuk do ta votonte rrëzimin e Qeverisë Kurti

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se në politikë duhet pasur dinjitet.

Bajrami në një intervistë në KTV ka folur për largimin e tij nga strukturat drejtuese të PDK-së.

“Në politikë duhet me pas dinjitet. Duhet me dal faqebardhë prej saj. Duhet me ditë kur me hy e kur me dalë. PDK-ja ka pësuar transforimime, është nshndërruar në parti moderne. Bashkë me LDK-në janë parti shtetndërtuese”, tha ai.

Bajrami shtoi se po të pyetej ai, PDK-ja nuk do të duhej të votonte për rrëzimin e qeverisë Kurti me 25 mars.

“Do të fitonte shumë besim po të abstenonte nga votimi i mocionit. Po të mpytke mu nga përvoja ime, do të thoja që unë jam opozitë, por vendi është në rrezik, rrezik që quhet COVID-19 dhe në këtë nuk do të merresha me rrëzim të qeverisë”, tha ai,

Bajrami theksoi se është për tu përshëndetur kërkesa e kreut të PDK-së, Kadri Veseli që të shkohet në zgjedhje dhe që nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie aktualisht.

Arsim Bajrami vitin e kaluar ka njoftuar nuk do të jetë më pjesë e strukturave udhëheqëse partiake në PDK.

Arsim Bajrami largohet nga strukturat udhëheqëse në PDK