Arsim Bajrami: Më sugjeruan të tërhiqem nga PISA

Ish- ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka treguar se si ka rrjedhur situata për testin PISA 2015.

Ai në Debat Përnime përballë Jeta Xharrës tha se kur e ka marrë detyrën e ministrit, ka pasur sugjerimë që ta anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë kompeticion.

“Kur e kam marrë detyrën, shumë njohës të çështjes së arsimit më kanë sugjeruar mere një vendim, anuloje pjesëmarrjen dhe pas tre vitesh jemi në formë më të mirë. Thoshin sepse ka qenë botërisht e ditur që jemi prapa dhe shtetet shumë më serioze nuk kanë dalë menjhërë mirë”, ka treguar Bajrami duke shtuar se vendosi që ta mbajë këtë test që të tregojë situatën reale në arsim.

Ndërsa, sa i përket rezultateve të PISA 2019, Bajrami shprehet optimist se Kosova do të rangohet më mirë se në vitin 2015.

“ Do të jetë një sindrom spontan që PISA e 2019, do ta rangojë Kosovën për 10 deri në 15% pak më mirë, por besoj që pas 5-6 vitesh do t’i zëmë vendet e rajonit”, ka shtuar ish-ministri i Arsimit.