Arsim Ademi - Foto: ZKM

Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar më 12.09.2024 Arsim Ademin zëvendësministër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti e uroi Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ademi ka qenë kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 2021-ës.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve Ademi ishte ballafaquar me Sokol Halitin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rezultatet e rundit të dytë ia kishin mundësuar fitoren këtij të fundit, duke bërë që Haliti të fitojë mandatin e tretë si kryetar i Vitisë.