Arsenali kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores 2 me 1 ndaj Sheffield United.

Në një ndeshje e cila u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, Pepe ishte i pari që hapi serinë e golave që e çoi Arsenalin drejt fitores.

Pepe përmes penaltisë, në minutën e 25 e kaloi në epërsi Arsenalin ndaj Sheffield United.

Ndryshim në rezultat nuk kishte deri tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në minutën e 87, McGoldrick shënoi golin e barazimit për Sheffield United.

Por Arsenali e siguroi kalimin e në gjysmëfinale përmes golit të Caballos në minutën e parë të lojës shtesë.

Edhe Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale pas fitores me rezultat 2 me 1 ndaj Norwich.

Dy ndeshjet e tjera për kualifikim në gjysmëfinale të FA Cup janë Newcastle – Manchester City dhe Leicester – Chelsea.