Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Sipas TRT Haber, 243 persona po trajtohen, ndërsa tetë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Tërmeti me madhësi 6.6 në Detin Egje është regjistruar dje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.

Puna ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkimit dhe shpëtimit dhe puna po vazhdon në 8 ndërtesat e mbetura./21Media