Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19

Në Aeroportin “Adem Jashari” tashmë ka aterruar aeroplani me kontingjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën.

Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të vaksinave janë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori britanik, Nicholas Abbot, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri dhe përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara e Ekipit për Kosovë, Ulrika Richardson.

Në kontingjentin e parë të vaksinave, të siguruara në kuadër të projektit COVAX, janë 24 mijë doza vaksinash, të cilat janë të mjaftueshme vetëm për vaksinimin e mantelbardhëve të Kosovës.