Arrin në 700 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka njoftuar se numri i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 700 mijë.

Këtë, Rama e bëri të ditur në rrjetin social Facebook.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se situata në Shqipëri është përmirësuar.

Nga 3,093 testime 23 persona rezultuan pozitivë ndërsa u regjistruan edhe dy viktima.

Shqipëria kryen 600 mijë vaksinime kundër COVID-19

www.kallxo.com