Arrin në 20 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Ka arritur në 20 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.

Mësohet se viktima janë dy të rinj, në Thumanë, raporton Top Channel.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar nga zona e pallatit pesëkatësh, i cili është shembur afër stadiumit ‘Niko Dovano’ në Durrës.

Gërmimet janë duke u zhvilluar vazhdimisht në këtë ndërtesë.

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë se dy vëllezër nga Gjilani janë gjetur të vdekur në Durrës.

Një kosovar nga Gjilani i vdekur në Durrës