Arrin në 16 numri i raste më COVID-19 në Mitrovicën e Jugut

 

Dy raste të reja janë konfirmuar sonte me coronavirus në Mitrovicën e Jugut.

Me këtë numri i rasteve në këtë komunë ka shkuar në gjashtëmbëdhjetë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në mesin e tetë rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë, dy prej tyre janë nga komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kurse rastet tjera pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prishtinës, 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Krahas rasteve të reja të konfirmuara sot me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Përkeqësohet situata, rriten rastet me CoVid-19

.