Arrin kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Turqia për ballafaqim me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagri Sakar morën pjesë sot në pranimin e një kontigjenti të pajisjeve mjekësore të cilat Republika e Turqisë i ka dhuruar Kosovës për t’u ballafaquar sa më mirë me pandeminë COVID-19, si pjesë e pakos së ndihmave mjekësore që Turqia solli në Kosovë më 8 prill të këtij viti, përfshirë masa mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor (PPE), aparaturë dhe pajisje tjetër mjekësore.

Sipas komunikatës, ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Turqisë për kontributin dhënë sistemit shëndetësor për përballimin e COVID-19, derisa ambasadori Sakar ka thënë se ky shtet është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe shtetet e tjera në ballafaqimin me një problem të përbashkët dhe global.

Pjesë e pajisjeve mjekësore që sot u pranuan nga MSh janë pjesë e kontigjentit në vëllim prej 9 m3 të mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve.