Arrin delegacioni amerikan, nis takimi në Qeverinë e Kosovës

Para pak minutash ka arritur në Prishtinë delegacioni i lartë i Qeverisë amerikane.

Delegacioni kryesohet nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Delegacioni është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.

Në ambientet e Qeverisë ka filluar takimi, i cili ndodh pas marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.