Foto: Twitter/Xhemajl Rexha.

Arrijnë në Kosovë edhe dy gazetarë nga Ukraina

Sot në Kosovë kanë mbërritur edhe 2 gazetarë të Ukrainës, në kuadër të programit, ‘Gazetarët në Rezidencë në Kosovë’, që do t’i mirëpresë gazetarët ukrainas, të cilët largohen nga atje për shkak të luftës.

Arritjen e dy gazetarëve të tjerë në Kosovë e ka njoftuar kryetari i Asoaciacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha në një postim në ‘Twitter’.

“Liudmyla tani ka 2 miq gazetarë ukrainas në Kosovë pasi Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh mbërritën në Prishtinë si pjesë e programit ‘Gazetarët në Rezidencë – Kosovë’, të zbatuar nga AGK”, tha Rexha.

Ai shtoi se gazetarët do të punojnë nga këtu për mediat e tyre.

Programi ‘Gazetarët në Rezidencë në Kosovë’ është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dy unioneve të gazetarëve në Ukrainë.  Ky program ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Më 17 prill në vend erdhi gazetarja e parë ukrainase Lyudmila Makey.