Arrijnë fletëvotimet për 14 nëntor

Fletëvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielen, më 14 nëntor, kanë arritur në depot e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu ka njoftuar Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian përmes një postimi në Twitter.

“Fletët e votimit dhe librezat e kandidatëve për raundin e dytë të zgjedhjeve kanë arritur sot”, thuhet në postim.

Tutje u tregua se një nga ekipet e vëzhguesve afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ishte i pranishëm në depot e KQZ-së.

“Një nga ekipet e LTO të #EUEOMKosovo2021 ishte i pranishëm në depon e KQZ-së për të vëzhguar këtë proces”, thanë ata.

Për të votuar në rundin e dytë do të dalin qytetarët e 21 komunave të Kosovës.