Arrihet marrëveshja, anulohet greva e punëtorëve të Aeroportit

Punëtorët grevistë kanë arritur një marrëveshje me menaxhmentin e aeroportit dhe është ndërprerë greva e punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi.

“Kemi arritur një marrëveshje të kënaqshme për të dy palët. Grevë më nuk do të ketë”, tha Latifi për KALLXO.com.

Ai nuk shpjegoi se çfarë marrëveshje kanë arritur me menaxhmentin e Aeroportit apo edhe nëse janë përfshirë të gjitha kërkesat e tyre në këtë marrëveshje.

Mbrëmë, vetë Latifi për KALLXO.com kishte thënë se nga menaxhmenti kishte gatishmëri për plotësimin vetëm kërkesën për nivelizimit e pagave, por jo edhe katër kërkesat e tjera.

Greva e punëtorëve ka nisur të hënën.

Disa nga kërkesat e tyre është pagesa e rrezikshmërisë, rritja e pagës, mos-dallimi në paga të punëtorëve pagesa e një shujte ushqimi në ditë.

Takimi mes punëtorëve e menaxhmentit të Aeroportit pa rezultat, të dielën sërish grevë