Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Arrestohet zyrtarja e Komunës së Prishtinës

Një zyrtare në Komunën e Prishtinë është arrestuar sot si e dyshuar për keqpërdorim të detyrës.

Policia ka bërë të ditur se pas hetimeve disa javore, kanë ardhur në përfundim se e dyshuara N. D, 39 vjeçare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj.

Më saktësisht sipas policisë nga muaji mars deri në tetor 2019, ajo ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve).

Policia njoftoi se në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.