Ilustrim

Arrestohet zyrtari shtetëror, u kap me armë pa leje në veturë zyrtare

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar shtetëror pasi të njëjti i ka gjetur një armë zjarri me 10 fishekë, për të cilët nuk kishte leje.

Arrestimi i të dyshuarit R.K., 56-vjeçar ka ndodhur të premten, më 23.08.2024, rreth orës 22:00, në Prizren.

I arrestuar dyshohet se është zyrtar i Parkut Nacional dhe në momentin e arrestimit ishte veturë zyrtare.

Gjatë kontrollit të tij dhe veturës është gjetur arma zjarrit, pistoletë Glock me dhjetë fishek.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur edhe një pushkë.

Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

Pas intervistimit, të dyshuarit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe kundër tij do ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”.