Arrestohet zyrtari policor nën dyshimin e përdorimit të forcës ndaj një qytetari

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kanë njoftuar se kanë arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka përdorur dhunë ndaj një qytetari, përderisa ishte në orar të punës.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent i cili ka qenë në vend të ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra) që ishte i përfshirë në këtë incident”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu është bërë e ditur se qytetari, i cili kishte raportuar për policin paraprakisht ishte shoqëruar në stacionin policor me dyshimin e mos respektimit të masave antiCOVID.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Hajvali, mëson KALLXO.com.

Me urdhër të prokurorit qytetarit dhe zyrtarit policor u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.