Foto: Ilustrim

Arrestohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë

 

Gjatë ditës së sotme një zyrtar i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë është arrestuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori Regjional i Gjakovës i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas Graishtës, arrestimi është bërë në Klinë për shkak se i njëjti ka qenë i transferuar në këtë qytet për shkak të hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij për një periudhë të caktuar.

I njëjti po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.