Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Viti, dyshohet se i mundësoi qytetarit identitet të rrejshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje më 19 shtator në Komunën e Vitisë është arrestuar një zyrtar i gjendjes civile në komunë.

Sipas policisë zyrtari dyshohet që e ka keqpërdor pozitën zyrtare duke i mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës kurse pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë.

“Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë)”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.