Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet Zafir Berisha, dyshohet se ofendoi dhe sulmoi policët

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është arrestuar sot pasi dyshohet se i ka sharë dhe sulmuar zyrtarët policorë pasi ata i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Burime të KALLXO.com nga Policia në Prizren e kanë konfirmuar lajmin për arrestimin e Zafir Berishës.

Sipas këtyre burimeve, Zafir Berisha është shoqëruar në stacionin policor për shkak se pasi nuk është pajtuar me vendimin e policëve që i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, i ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Pas këtij incidenti, Berisha është shoqëruar në stacionin policor dhe me rastin po merret njësiti i hetimeve i stacionit.