Foto: REL

Arrestohet turku që jetonte në Kosovë, ishte në kërkim ndërkombëtar për korrupsion

Në Pikën Kufitare të Morinës, Policia e Shtetit ka arrestuar një person me kombësi turke me qëllim të ekstradimit drejt Turkmenistanit.

Turku ishte banues në Kosovë dhe ishte shpallur në kërkim për veprën penale – korrupsion.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  M.Ç, 59 vjeç.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.