Ilustrim

Arrestohet shtimjani që kanosi gruan përmes telefonit

Një person është arrestuar mbrëmë në orët e vona të natës në Shtime, pasi kishte kanosur gruan e tij.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, ditën e djeshme Policia ka pranuar një informacion, se në fshatin Davidovc të Shtimes është një rast i kanosjes.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K  i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K e moshës 38 vjeçare”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion në Shtime dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.