Ilustrim: Viza FOTO: RTK

Arrestohet shtetasi shqiptar për vizë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se je në Vermicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që në dokumentet e tij të udhëtimit, është vërejtur një vizë greke, e dyshuar e falsifikuar.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja, dhe i njëjti i është dorëzuar policisë së R. Shqipërisë për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë.