Arrestohet shtetasi rus, dyshohet se spiunoi programin evropian të hapësirës

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë arrestuar një shkencëtar rus, nën dyshimet se i njëjti ka transmetuar informacione të klasifikuara në lidhje me programin e raketave hapësinore evropiane, derisa po punonte në një universitet gjerman.

Prokurorët federalë thanë më 27 janar (e enjte), se i dyshuari i identifikuar si Ilnur N., ishte një shkencëtar në një universitet të paidentifikuar në shtetin e Bavarisë dhe mbante “takime të rregullta” me një oficer të lartë të inteligjencës ruse në Gjermani, i cili ishte arrestuar në qershor të vitit 2021.

“I dyshuari ka transmetuar informacion mbi projektet kërkimore në fushën e teknologjisë së hapësirës ajrore, në veçanti fazat e ndryshme të zhvillimit të lëshuesit evropian Ariane”, thanë prokurorët, duke iu referuar programit Ariane, i cili përbëhet nga një seri raketash transporti të dizajnuara për të transportuar anije të rënda, duke përfshirë satelirët në hapësirë.

Njoftimi për arrestimin e shtetasit rus, vjen në mes të tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit mbi grumbullimin e trupave në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ky arrestim vjen pas një seri rastesh të supozuara për aktivitete të spiunazhit rus në Gjermani, që konsiderohet si një qendër kryesore për operacionet e inteligjencës ruse.

Në muajin dhjetor, një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus, i cili qëlloi për vdekje një ish-militant çeçen në Berlin me urdhër të Kremilinit.

Në dhjetor, një gjykatë në Berlin dënoi një rus, i cili në vitin 2019, qëlloi për vdekje një ish-militant çeçen në Berlin me urdhër të Kremlinit.

Vendimi shkaktoi një dëbim diplomatik të dyfishtë të diplomatëve nga të dy vendet./REL