Ilustrim

Arrestohet shtetasi maqedonas i cili kërkohej nga Gjykata e Ferizajt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se ka arrestuar një person në Ferizaj i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një shtetas të Maqqedonisë me inicialet B.B., i cili kërkohej në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës për veprën penale ‘’Vjedhje ’’.

I dyshuari, siç njofton Policia është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim prej dy vite.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00.