Ilustrim

Arrestohet shtetasi jordanez, dyshohet se gjuajti me armë ndaj bashkëpronarit të biznesit

 

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Personat e përfshirë në këtë incident janë bashkëpronarë të një firme.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Llapnasellë në Graqanicë dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas policisë i dyshuari është shtetas i Jordanisë, ndërsa viktima shtetas amerikan.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit”, ka njoftuar PK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.