Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për leje-qëndrim të falsifikuar

Një burrë, shtetas i Turqisë, është arrestuar të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ai është arrestuar sepse në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje-qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 20:10.