Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, në mungesë të vaksinës dhe testit vendosi 10 euro në dokumente

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi në hyrje të Republikës së Kosovës në dokumente kishte vendosur 10 euro.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se është munduar të kalonte kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.