Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Serbisë pasi ofroi ryshfet për kalim të kufirit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti i ka ofruar ryshfet në vlerë prej 10 eurove zyrtarëve kufitar për të hyrë në Kosovë në pikë kalimin Dheu i Bardhë.

“Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19”, thuhet në raport policor.

Gjithashtu është bërë e ditur se bashkudhëtarit të tij i është refuzuar hyrja në Kosovë, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër COVID-19, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.