Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Serbisë pasi mashtroi me testin COVID-19

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka mashtruar me test të COVID-19.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumentacionit dyshohet se ka prezantuar testin COVID-19 me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, ndërsa pas skanimit të QR kodit, ka rezultuar që ai dokument i përket një personi tjetër. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Dheun e Bardhë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.