Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, dyshohet për 13 vjedhje në Viti

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar sot në Stacionin Policor të Gjilanit.

E.M., 43-vjeçar, është arrestuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ai është i dyshuar për 13 vepra penale të kryera, në disa fshatra të komunës së Vitisë.

I dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale “Vjedhje të rënda’’, ,”Vjedhje’’ dhe ,”Vjedhje në tentativë’’ në disa fshatra të komunës së Vitisë.

Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.