FOTO: ANP "Adem Jashari"

Arrestohet shtetasi i Belgjikës në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Belgjikës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Ndaj tw arrestuarit kishte urdhër arrest ndërkombëtar.

I arrestuari është shtetas i Belgjikës dhe është arrestuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga autoritetet zvicerane, njofton PK.

Me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.