Arrestohet shoferi i kamionit të përfshirë në aksidentin ku mbeti i vdekur një polic i Kosovës

Një zyrtar policor ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi i kamionit.

“I njëjti është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar PK.

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.

Një polic i Kosovës vdes në aksident trafiku afër Zveçanit