Ilustrim

Arrestohet shehu nga Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se është arrestuar një sheh nga Gjakova nën dyshimin për dhunë në familje.

Hekuran Batusha, zëdhënës i Prokurorisë për KALLXO.com ka thënë se shehu me inicialet I.M është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda afatit ligjor në Gjykatën kompetente ndaj të njejtit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit” – ka thënë Batusha për KALLXO.com.

Shehu me inicialet I.M. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.