Arrestohet qytetari që e quajti “hajn” Thaçin gjatë konferencës në oborr të Kuvendit

Pak minuta më parë gjatë konferencës për media të presidentit Hashim Thaçi që e mbajti në oborr të Kuvendit të Kosovës,  një qytetar i ka reaguar atij nga distanca.

Derisa presidenti po e mbante fjalimin e tij pas formimit të qeverisë, një qytetar është dëgjuar duke bërtitur më fjalët “hajn”, e “pronto”.

Personi në fjalë është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci duke folur për formimin e Qeverisë Hoti  deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme sepse sipas tij sot u vu edhe një gur tjetër në themelet e demokracisë.

“Tani nuk kemi kohë asnjë dite, duhet te fillojmë të punojmë më sfidat që kemi. E degjova me vëmendje Avdullah Hotin në Kuvend, e mirëpres angazhimin e tij për luftimin e pandemisë COVID19, për dialogun Kosovë-Serbi, për raportin me SHBA-në”, tha ai.