Foto: Ilustrim

Arrestohet pronari i një kompanie për shmangie nga tatimi

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprat penale shmangie tatimi dhe prezantimi i dokumenteve të rrejshme.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar është pronar i një firme ndërsa arrestimi i tij u bë pas një hetimi të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe ATK-së.

I njëjti dyshohet se ka kryer edhe transaksione me fatura fiktive.

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.