Foto: Ilustrim

Arrestohet pronari i një kompanie, dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara në prokurim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person sot me inicialet L.B. nën dyshimin se ka paraqitur dokumente të falsifikuara në një aktivitet të prokurimit në një komunë.

Sipas Policisë, i dyshuari pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë më 05.05.2021.

Policia shtoi se gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.

“Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale (L.B.) dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.

Policia shton se ndaj të dyshuarit pas intervistimit, prokurori nga Prokuroria e Prishtinës ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.